NJOFTIM MBI PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE MIRATIMI PËR PËRPUNIM
Organizatori i Programit të Besnikërisë do të përdorë të dhënat personale të pjesëmarrësve ekskluzivisht për të përmbushur detyrimet e tij nga Programi i Besnikërisë, për të informuar pjesëmarrësit në lidhje me Programin e Besnikërisë si dhe produktet e tij, promovimet dhe lojërat shpërblyese që ai organizon dhe nuk do ti përdorë ato për qëllime të tjera.
Gjatë pjesëmarrjes në Programin e Besnikërisë, organizatori ruan të gjitha të dhënat për pjesëmarrësin. Të dhënat e lëna nga pjesëmarrësit janë në një bazë të dhënash që krijohet përmes një faqe në internet, mesazh SMS ose një aplikacion cellular. Të dhënat mund të aksesohen nga organizatori me qëllim të shpërndarjes së dhuratave dhe informimit për rrjedhën e mëtejshme të Programit të Besnikërisë. Të dhënat ruhen në formë elektronike dhe mbrohen nga një kod që është i disponueshëm për një numër të kufizuar personash, pra vetëm për ata persona që marrin pjesë në organizimin e Programit të Besnikërisë
Ju në çdo kohë mund të kërkoni që organizatori tju ofrojë qasje në informacionin tuaj personal që ne kemi mbledhur. Ju gjithashtu mund të kërkoni që organizatori të korrigjoj ose të fshij plotësisht të dhënat tuaja personale, ju keni të drejtë të kërkoni një kufizim në përpunimin e të dhënave personale që lidhen me ju ose të drejtën për të kundërshtuar përpunimin, si dhe të drejtën për transportueshmërinë e të dhënave. Ju lutemi dërgoni një email në tina.otrokar@henkel.com në rast se keni ndonjë pyetje ose kërkesë në lidhje me të dhënat tuaja personale. Kontrolluesi ose organizatori i të dhënave personale është Henkel erbi me numrin e regjistrimit: 07102160. Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale të përshkruara këtu është pëlqimi juaj. Organizatori mund të përpunoj dhe përdor të gjitha të dhënat personale të pjesëmarrësve të regjistruar për një maksimum prej pesë vjetësh nga data e marrjes së pëlqimit të pjesëmarrësit për përpunimin e të dhënave të tij / saj personale të përshkruara këtu ose deri në tërheqjen e pëlqimit nëse ndodh tërheqja e tillë.
Duke marrë pjesë në Programin e Besnikërisë, nënkuptohet se pjesëmarrësi ka bërë deklaratën e mëposhtme në lidhje me rregulloret për Mbrojtjen e të dhënave personale:
“Unë autorizoj Organizatorin që të dhënat e mia, të cilat unë paraqita për pjesëmarrje në Programin e Besnikërisë, mund të përdoren vetëm për qëllime dhe nevoja të zbatimit dhe informacionit në lidhje me Programin e Besnikërisë, për ti publikuar ato gjatë Programit të Besnikërisë dhe deri në fund të procesit, pra dorëzimin e dhuratës dhe nuk mund ti përdorë ato për qëllime të tjera pa miratimin tim shtesë me shkrim. Të dhënat për përpunimin e të cilave jap pëlqimin tim janë: emri dhe mbiemri, adresa e postës elektronike, nr. e telefonit celular dhe adresa për dorëzimin e dhuratës. Unë konfirmoj se do t’i paraqes shërbimit postar një dokument identiteti. Me këtë autorizim, unë i jap pëlqimin tim organizatorit që të dhënat e mia personale të sipërpërmendura të mund të përpunohen dhe të përdoren për një maksimum prej pesë vjetësh nga momenti i miratimit tim ose deri në tërheqjen e tij nëse vendos ta tërheq, si dhe mbahen ketu. Unë autorizoj organizatorin të përdorë nr. e telefonit për marketing të drejtpërdrejtë, dmth për të më dërguar njoftime në lidhje me produktet e tyre, lojërat shpërblyese, promovimet dhe Programet e Besnikërisë. Organizatori do të përdorë numrin tim të telefonit ekskluzivisht për këto qëllime, dhe unë, si pjesëmarrës / marrës i mesazhit SMS, do të kem mundësinë të çabonohem nga lista e njoftimeve duke dërguar një mesazh në numrin +38344338337. Unë gjithashtu autorizoj Organizatorin që të mbaj të dhënat e mia personale, të cilat i përpunon për qëllimin e përshkruar këtu, organizatori nuk mund të përdor të dhënat personale të mbledhura për përpunim automatik dhe profilizim.” Pjesëmarrësi në çdo kohë mund të revokojë pëlqimin e tij për përpunimin e të dhënave personale duke dërguar një revokim në adresën e postës elektronike tina.otrokar@henkel.com, për të dyja ose për vetëm një nga qëllimet e sipërpërmendura të përpunimit. Në çdo rast, tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të kryer në bazë të pëlqimit të dhënë para tërheqjes së tij. Në rast të një ndryshimi pasues në karakteristikat e përpunimit të të dhënave tuaja personale të përshkruara këtu, ju do të njoftoheni, dhe nëse është e nevojshme, ne do të kërkojmë miratimin tuaj shtesë për përpunim specifik, para se të filloni përpunimin specifik, të gjitha në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gazeta e Republikës së Kosovës Nr. 6/2019) (“Ligji”). Ju mund të na kontaktoni përmes postës elektronike tina.otrokar@henkel.com në çdo kohë nëse keni ndonjë pyetje ose paqartësi në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale të përshkruara këtu.