RREGULLORJA E PROMOVIMIT PËR MJESHTRIT PËR VITIN 2022
Dërgimi i kodeve dhe porositja e dhuratave
- Promovimi zgjatë nga 14.03.2022 deri më 31.08.2022 ose deri në harxhim të stokut. Kodet mund të dërgohen vetëm gjatë kësaj periudhe kohore.
- Të gjitha dhuratat duhet porositur para përfundimit të promovimit, respektivisht deri më 31.08.2022. Porositë pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
- Gjatë kohës së promovimit, dhurata mund të zëvendësohet me një dhuratë tjetër.
- Fotografitë e dhuratave në të gjitha materialet promovuese nuk janë domosdo të sakta.
Dorëzimi i dhuratave
- Dorëzimi i dhuratave bëhet me ndihmën e shërbimit të postave në adresën për dorëzimin e dhuratës e cila është shkruar në kohën e regjistrimit.
- Secili pjesëmarrës ka për detyrë të shkruajë një adresë valide për dorëzimin e dhuratave në kohën e regjistrimit. Nëse gjatë kohëzgjatjes së promovimit ndryshon adresën, pjesëmarrësi ka për detyrë të shkruaj adresën e re për dorëzim.
- Shërbimi postar ka për detyrë të provojë të bëjë dorëzimin dy herë në adresën valide të pjesëmarrësit (me një dëshmi valide për dorëzimin e tentuar).
- Nëse dërgesa kthehet pas tentimit të dytë, pjesëmarrësi mund të marrë dhuratën në zyrat e Henkel, me paralajmërim paraprak përmes qendrës së thirrjeve.
- Të gjitha dhuratat janë në dispozicion për dorëzim deri në përfundim të promovimit.
- Nëse pjesëmarrësi për arsye të ndryshme nuk ka mundësi të pranojë dhuratën në adresën e Henkel (udhëtim jashtë vendit etj.), duhet të njoftojë organizatorin për këtë përmes qendrës së thirrjeve.
Konfirmimi i pakos së pranuar
- Në kohën e pranimit të dërgesës, pjesëmarrësi nënshkruan fletë-dërgesën duke vërtetuar që ka pranuar dhuratën.
- Nëse pjesëmarrësi pas hapjes së pakos kupton se pakoja nuk përmban të gjithë artikujt e listuar në fletë-dërgesë, është i detyruar të raportojë reklamacionin në numrin e telefonit 049629600 në afat prej 48 orësh. Reklamimet e mëvonshme nuk do të merren parasysh.
- Nëse fletë-dërgesa është nënshkruar dhe në afatin e caktuar nuk është bërë ndonjë reklamacion, do të konsiderohet se dhurata është dorëzuar.